Neni 318 - Kërkesa e personit të dëmtuar

1. Personi i dëmtuar mund t’i drejtohet prokurorit që ai të kërkojë sigurimin e provës.

2. Kur nuk e pranon kërkesën, prokurori merr vendim të arsyetuar dhe vë në dijeni personin e dëmtuar, i cili mund të bëjë ankim në gjykatë.

3. I dëmtuari akuzues mund t’i kërkojë gjykatës që të procedojë në sigurimin e provës para fillimit të gjykimit.