Neni 327 - Veprimet e policisë gjyqësore dhe të prokurorit

1. Pasi kryen veprimet e nevojshme hetimore, policia gjyqësore i dërgon aktet prokurorit bashkë me një relacion shpjegues për faktin dhe provat, si dhe me sugjerimet e veta për mënyrën e përfundimit të hetimeve.

2. Prokurori, pasi shqyrton aktet dhe sigurohet që i pandehuri ose mbrojtësi është njohur me to vendos, sipas rastit, pushimin e çështjes ose dërgimin e saj në gjykatë.