Neni 329 - Ankimi kundër vendimit të pushimit të çështjes

(Shtuar pika 1 me ligjin nr.8460, datë 11.2.1999, neni 5)

1. Kundër vendimit të pushimit të akuzës ose të çështjes mund të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit gjyqësor i dëmtuari dhe i pandehuri, përveçse kur me vendim është deklaruar se fakti nuk ekziston.

2. Gjykata, kur e gjen të drejtë ankimin e të dëmtuarit vendos që hetimet të vazhdojnë, ndërsa kur pranon ankimin e të pandehurit ndryshon vendimin e pushimit me formulim më të favorshëm për të pandehurin.

3. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit nga prokurori, i dëmtuari dhe i pandehuri.