Neni 411 - Ankimi i paditësit civil dhe të paditurit civil

1. Paditësi civil mund të bëjë ankim kundër pikave të vendimit të dënimit që kanë të bëjnë me padinë civile dhe në rastin e vendimit të pafajësisë vetëm për efektet e përgjegjësisë civile.

2. I padituri civil mund të bëjë ankim kundër disponimit të vendimit që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e të pandehurit civil për kthimin e pasurisë, hpërblimin e dëmit dhe shpenzimet procedurale.