Neni 496 - Dëgjimi i personit ndaj të cilit është marrë masë shtrënguese

1. Kur është zbatuar një masë shtrënguese, gjykata, sa më shpejt dhe sidoqoftë jo më vonë se pesë ditë nga ekzekutimi i masës ose nga vleftësimi i saj, sigurohet për identitetin e personit dhe merr pëlqimin eventual të tij për ekstradimin, duke e shënuar këtë në procesverbal.

2. Gjykata i bën të ditur të interesuarit të drejtën për të patur mbrojtës dhe në mungesë të tij i cakton një mbrojtës kryesisht. Mbrojtësi duhet të lajmërohet, të paktën njëzet e katër orë përpara, për veprimet e sipërme dhe ka të drejtë të marrë pjesë në to.