Neni 497 - Shqyrtimi i kërkesës për ekstradim

1. Pasi merr kërkesën e prokurorit gjykata cakton seancën dhe njofton, të paktën dhjetë ditë përpara, prokurorin, personin me të cilin është kërkuar ekstradimi, mbrojtësin e tij dhe përfaqësuesin eventual të shtetit kërkues.

2. Gjykata merr të dhëna dhe bën verifikimet që i çmon të nevojshme, si dhe dëgjon personat e thirrur në gjykim.