KREU I - BAZAT E KODIT TË PUNËS

  • Neni 1
  • (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

    Kodi i Punës bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

  • Neni 2
  • 1. Kodi i Punës respekton konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

    2. Kodi i Punës bazohet në normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.