strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

C. Pushimi javor dhe ditët e festave

  • Neni 85 - Pushimi javor
  • 1. Pushimi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje.

    2. Pushimi javor përfshin ditën e diel.

    3. Pushimi javor nuk është i pagueshëm.

    4. Përjashtimet rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

  • Neni 86 - Ditët e festave zyrtare
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)
    (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

    1. Si rregull ndalohet puna në ditët e festave zyrtare.

    2. Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e festave zyrtare. Kur dita e festës zyrtare bie në ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e hënë.

    3. Përjashtimet për të punuar në ditët e festave zyrtare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive.

  • Neni 87 - Puna në ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)
    (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

    Puna e kryer ditën e pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një pushim shtesë jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj.

  • Neni 88 - Përkufizim
  • 1. Me orë shtesë kuptohet çdo orë pune e kryer mbi kohëzgjatjen ditore normale ose javore maksimale të punës.
    2. Quhet orë shtesë çdo orë pune e kryer mbi orarin normal të punëmarrësit që punon me kohë të pjesshme.