Neni 76 - PËRKUFIZIME

1. Me kohëzgjatje të punës kuptohet koha gjatë së cilës punëmarrësi është në dispozicion të punëdhënësit. Nuk përfshihet në kohën e punës koha e pushimit gjatë së cilës punëmarrësi nuk është në dispozicion të punëdhënësit.

2. Nuk përfshihet në kohëzgjatjen ditore të punës koha që i duhet punëmarrësit për të ardhur në punë dhe për t’u larguar prej saj. Përjashtimet rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.