strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

C. Makineri të rrezikshme

  • Neni 51 - Mbrojtja e përgjithshme
  • 1. Asnjë punëmarrës nuk duhet të përdorë makineri pa marrë paraprakisht të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme.

    2. Pjesët e rrezikshme të makinerive duhet të pajisen me mjete mbrojtëse.

  • Neni 52 - Mirëmbajtja
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)

    Punëdhënësi duhet të tregojë kujdes që riparimi, mirëmbajtja, grasatimi dhe kontrolli i makinerive, i pajisjeve, i transmisioneve ose i mekanizmave që përmbajnë pjesë lëvizëse të bëhet vetëm pasi të jetë ndalur makineria, pasi të jetë kontrolluar dhe të jetë siguruar për të gjitha mundësitë e vënies së saj në punë dhe pasi të ketë ndërprerë energjinë elektrike që vë në lëvizje makinerinë.

  • Neni 53 - Tregtia e makinave
  • Ndalohet shitja, dhënia me qera, cedimi, ekspozimi ose përdorimi i makinave, elementet e rrezikshëm të të cilave, sipas nenit 51 nuk përmbajnë masat e duhura mbrojtëse.