strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

E. Lëvizja dhe rëniet

  • Neni 56 - Kalimet
  • 1. Kalimet, korridoret, dyert dhe daljet në rast rreziku duhet të jenë të lira nga çdo pengesë materialesh ose objektesh që pengojnë qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve ose evakuimin në rast zjarri.

    2. Lokalet e punës që ndodhen nëpër kate ose nëntokë duhet të kenë gjithmonë shkallë me gjerësi të mjafteshme, me mbështetëse ose me parmakë mbajtës.

  • Neni 57 - Daljet
  • Daljet që mund të ndodhen në tokën e një ndërtese duhet të mbyllen me një dysheme të përshtatshme dhe të paluajtshme ose të jenë të mbrojtura.

  • Neni 58 - Skelat. Pasarelat
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996)

    1. Skelat ose platformat e punës të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme duhet të zëvendësohen për çdo punë që paraqet rrezikshmëri, nëse kryhet me shkallë ose mjete të tjera.

    2. Dyshemetë dhe platformat e ngritura, pasarelat, si dhe hyrja në to, duhet të ndërtohen, të vendosen dhe të mbrohen në mënyrë të tillë që të sigurojnë punëmarrësit që punojnë në to.

    3. Skelat, platformat e punës dhe të qarkullimit, pasarelat që kanë dalje në hapësirë, duhet të pajisen me mjete mbrojtëse në një lartësi 1 m me 45 cm mbi nivelin e dyshemesë dhe plinta në një lartësi jo më pak se 15 cm ose me mjetet e tjera që sigurojnë të njëjtën mbrojtje.

  • Neni 59 - Shkallët
  • 1. Shkallët duhet të jenë rezistente, për to duhet llogaritur pesha që duhet të mbajnë dhe të jenë të pajisura me shkallina në largësi të barabartë njëra nga tjetra dhe të mbërthyera mirë në pjesët mbështetëse. Ato duhet të jenë të një gjatësie të mjaftueshme për të krijuar mundësinë e mbështetjes së sigurtë në duart e në këmbë.

    2. Shkallinat duhet të fiksohen mirë në mënyrë që as të mos lëkunden as të mos rrëshqasin.

  • Neni 60 - Govatat. Gropat me ujë. Rezervuarët.
  • Govatat, gropat me ujë ose rezervuarët duhet të jenë të ndërtuar, të vendosur dhe të mbrojtur në mënyrë të tillë që të mbrojnë punëmarrësit nga rrëzimet dhe nga rreziqet që mund të shkaktohen në rast shkëputjesh të pareteve anësore, të mbushjes, të derdhjes ose të spërkatjeve nga produkte të ndryshme që shkaktojnë djegie me origjinë termike ose kimike.

  • Neni 61 - Parandalimi nga rrëshqitjet
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)

    1. Dyshemeja e instalimeve të punës dhe e zonave të qarkullimit duhet të jetë e niveluar mirë dhe të mos ketë asnjë të çarë, të dalë ose pengesë, që mund të bëhet shkak për rrëzimin e punëmarrësve, funksionimin normal të mjeteve lëvizëse, pajisjeve ose instalimeve.

    2. Duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të mënjanuar rëniet ose rrëshqitjet mbi tokën me lëndë rrëshqitëse, të lagur ose me njolla të lëndëve të ndryshme.

  • Neni 62 - Ndriçimi
  • 1. Ndriçimi i mjedisit, i vendit të punës dhe i hyrjes në to duhet të jenë të mjaftueshëm për të siguruar kryerjen normale të punës.

    2. Ndriçimi duhet të konceptohet, realizohet dhe mirëmbahet në mënyrë që të mënjanojë çdo lodhje të shikimit.