strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

H. Garderoba. Instalimet sanitare.

  • Neni 71 - Sendet vetjake
  • Punëmarrësit duhet të kenë mundësi të ndërrojnë veshjet, t’i vendosin ato dhe sendet vetjake, në një vend të mbrojtur nga përvetësimet, kushtet e vështira atmosferike dhe burimet ndotëse.

  • Neni 72 - Instalimet sanitare
  • 1. Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve mjetet e nevojshme për të siguruar higjienën vetjake, ujë në sasi të mjaftueshme, sapun, mjete pastrimi dhe fshirje.

    2. Dushet vendosen në ndërmarrje ku kryhen punë që ndotin e të bëjnë pis.

    3. WC-të duhet të jenë në numër të mjaftueshëm. Ato duhet të vendosen në çdo lokal dhe të sigurohet ajrosja e tyre.

    4. Në çdo ndërmarrje duhet të ndërtohen dhoma higjienike për gratë.

  • Neni 73 - Banimi. Strehimi.
  • Banesat që u jepen punëmarrësve nga punëdhënësi duhet të kenë higjienë dhe pastërti të pranueshme, si dhe WC për burra dhe për gratë.

  • Neni 74 - Mirëmbajtja
  • Pajisjet sanitare dhe lokalet e përdorimit vetjak nga punëmarrësit duhet të mbahen në gjendje të pastër.

  • Neni 75 - Ndihma e shpejtë
  • 1. Në çdo sipërmarrje duhet të merren masat e duhura për dhënien e ndihmës së shpejtë çdo personi të dëmtuar në vendin e punës.

    2. Në çdo sipërmarrje, të paktën një anëtar i personelit, për çdo grup, duhet të ketë marrë instruksionet e nevojshme për të dhënë ndihmën e parë në rastet urgjente.

    3. Në çdo mjedis pune duhet të jetë kutia e ndihmës së shpejtë e pajisur rregullisht me materialet dhe mjetet e nevojshme.