Neni 100 - Punët e vështira ose të rrezikshme

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

Vetëm personat madhorë, mbi 18 vjeç, mund të punësohen në punë të vështira ose që paraqesin rrezik për shëndetin. ose personalitetin e tyre.
Punët e vështira ose të rrezikshme dhe rregullat e veçanta për kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes së tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.