Neni 140 - Kohëzgjatja e kontratës së punës

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

1. Kontrata e punës lidhet:
a. për një kohëzgjatje të pacaktuar;
b. për një kohëzgjatje të caktuar.

2. Si rregull, kontrata e punës lidhet për një periudhë të pacaktuar. Lidhja e kontratës së punës për një periudhë të caktuar duhet të justifikohet me arsye objektive, që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës, në të cilën punëmarrësi do të punësohet. Nëse kohëzgjatja nuk përcaktohet me saktësi nga palët gjatë lidhjes së kontratës, ajo trajtohet si kontratë me periudhë të pacaktuar.