strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU XIX - SANKSIONET

  • Neni 201 - Sanksione civile
  • 1. Në rast të shkeljes së të drejtave të tij, personi i cenuar ka të drejtë të kërkojë zhdëmtimin e dëmit të pësuar.

    2. Punëdhënësi ose punëmarrësi nuk mund të kërkojë zhdëmtimin në natyrë, me përjashtim të rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj.

  • Neni 202 - Gjoba
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)
    (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

    1. Shkelja e neneve 9,10, 39 (paragrafi i parë), 40, 41, 43, 44 (paragrafi i dytë), 69,75, 98, 100, 101, 103, 108, neni 181 pikat 3, 5 dhe 7 shkronjat “a”, “b” dhe “c”, 184-186 të parashikuar në këtë Kod, dënohen me gjobë deri në pesëdhjetëfishin e pagës minimale mujore.

    2. Shkelja e neneve 21 (paragrafi i tretë dhe i katërt)32 paragrafi i tretë, 33, 34, 36, 38, 42, 70-74, neni 78 pikat 1, 2 dhe 3, 79 (paragrafi i dytë), 80 (paragrafi i dytë), 81, 83, 8487, 90 (paragrafi i dytë dhe i tretë), 91-96, 111, 116, 119 (paragrafi i parë), 139, 148 pika 7, 165 pika 1, 167, 193, nenet 99 pika 1, 105/a, 193 pika 2, 197/2 pika 3, të këtij Kodi dënohen me gjobë deri në tridhjetëfishin e pagës minimale mujore.

    3. Shkelja e neneve 26 (paragrafi i katërt), 44 (paragrafi i parë) dhe 49 (paragrafi i katërt), neni 50, dënohen me gjobë deri në njëzet fishin e pagës minimale mujore.

    4. shfuqizohet.

    5. Çdo shkelje dënohet me gjobë. Kur shkelja është e përsëritur ose në dëm të disa punëmarrësve, shuma e përgjithshme e gjobave të dhëna është jo më e madhe se 5-fishi i gjobës maksimale.

    6. Punëdhënësi është përgjegjës solidar për pagimin e gjobës, kur shkelja është kryer nga një person i ngarkuar prej tij për ta përfaqësuar në ndërmjarrje.

    7. Shkeljet e dispozitave të këtij Kodi, kur përbëjnë vepër penale, dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

  • Neni 203 - Parashkrimi
  • 1. Afati i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit kundrejt punëdhënësit, dhe të punëdhënësit kundrejt punëmarrësit është 3 vjet. Ky afat fillon nga data e lindjes të së drejtës. Kur e drejta bazohet në shkeljen e një dispozite të Kodit Penal, afati i parashkrimit për veprën penale është i zbatueshëm edhe për veprën civile.

    2. Punëdhënësi heq dorë nga e drejta për të kërkuar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar nga punëmarrësi, në qoftë se nuk e kërkon këtë të drejtë me shkrim brenda gjashtë muajve nga dita e marrjes dijeni.

    3. Konsiderohet se punëdhënësi ka hequr dorë nga çdo e drejtë, që i ka lindur gjatë marrëdhënies së punës, nëse ai deri në përfundim të kontratës, nuk njofton me shkrim punëmarrësin për rezervat që ka në lidhje me faktet për të cilat ai ka marrë dijeni dhe ka pretendimet e tij.

    4. Ndjekja e shkeljeve penale parashkruhet brenda dy vjetëve, duke filluar nga dita e kryerjes së shkeljes, me përjashtim të ndjekjeve të parashikuara nga Kodi Penal.

  • Neni 204
  • Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi shfuqizohet
    ligji nr.6200, datë 27.6.1981 “Mbi Kodin e Punës të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,
    ligji nr.7526, datë 3.12.1991 “Për marrëdhëniet e punës”,
    ligji nr. 7724, datë 21.6.1993 “Për rregullimin e kohës së punës e të pushimit”, ligji nr.7516, datë 7.10.1993 “Për sindikatat”,
    ligji nr.7673, datë 17.2.1993 “Për kontratën kolektive të punës”, si dhe çdo dispozitë tjetër që vjen në kundërshtim me këtë Kod.

    Neni 78 i ligjit nr. 9125, datë 29.07.200 dhe neni 198 i ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dekreti nr.7458, datë 22.1.1991, miratuar me ligjin nr.7494, datë 2.7.1991 “Për të drejtën e grevës”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

  • Neni 205
  • Ky Kod hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Ligji nr.6971, datë 12.07.1995 është shpallur me dekretin nr. 1160, datë 31.07.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

    (botuar në Fletoren Zyrtare nr.16-1995)
    Ligji nr.8085, datë 13.03.1996 është shpallur me dekretin nr.1408, datë 17.03.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

    (botuar në Fletoren Zyrtare nr.6-1996)
    Ligji nr.9125, datë 29.07.2003 është shpallur me dekretin nr.3928, datë 14.08.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

    (botuar në Fletoren Zyrtare nr.72-2003)
    Azhornimi i Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë është bërë me qëllim lehtësimin e përdorimit të tij me gjithë ndryshimet që ka pësuar ky ligj.