Neni 199 - Ministria e Punës

1. Ministri i Punës është organi administrativ përgjegjës për administratën e punës.

2. Ministri i Punës është organi administrativ kompetent për përgatitjen e zbatimin e legjislacionit dhe politikës së punës.

3. Ministri i Punës realizon përfaqësimin e shtetit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare të punës.