strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

C. Zotësia për të vepruar

  • Neni 6
  • Personit, kur mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile.
    Zotësinë e plotë për të vepruar e fiton me anë të martesës edhe gruaja që nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Ajo nuk e humbet këtë zotësi edhe kur martesa është deklaruar e pavlefshme ose është zgjidhur para se të mbushë moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

  • Neni 7
  • I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, mund të kryejë veprime juridike vetëm me pëlqimin e mëparshëm të përfaqësuesit të tij ligjor. Megjithatë ai mund të bëjë pjesë në organizata shoqërore, të disponojë atë që fiton me punën e tij, të depozitojë kursimet dhe t’i disponojë vetë këto depozita.

  • Neni 8
  • I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, është i pazoti për të vepruar. Ai mund të kryejë veprime juridike që i përshtaten moshës së tij dhe që përmbushen aty për aty, si dhe veprime juridike që i sjellin dobi pa asnjë kundërshpërblim. Veprimet e tjera juridike i kryen në emër të tij përfaqësuesi ligjor.

  • Neni 9
  • Të miturit me moshë katërmbëdhjetë vjeç deri në tetëmbëdhjetëvjeç, i cili është i pazoti të kujdeset për punën e tij për shkak sëmundjesh psiqike ose zhvillimi të metë mendor, mund t’i hiqet zotësia për të kryer veprime juridike me vendim të gjykatës. Këto veprime mund të kryhen vetëm nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor.

  • Neni 10
  • Personit madhor, që për shkak sëmundjeje psiqike ose zhvillimi të metë mendor, është tërësisht ose pjesërisht i pazoti të kujdeset për punët e tij, mund t’i hiqet ose kufizohet zotësia për të kryer veprime juridike me vendim të gjykatës.

  • Neni 11
  • Veprimi juridik që kufizon zotësinë për të vepruar është i pavlefshëm.