Zotësia e personit juridik

  • Neni 29
  • Personi juridik ka zotësi të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile që nga çasti i krijimit të tij dhe, kur ligji parashikon se duhet të regjistrohet, që nga çasti i regjistrimit.

  • Neni 30
  • Personi juridik mund të kryejë çdo veprim juridik të lejuar në ligj, në aktin e krijimit ose në statut.

  • Neni 31
  • Personi juridik vepron me anë të organeve të veta të parashikuara në ligj, në aktin e krijimit ose në statut, të cilët shprehin vullnetin e tij.
    Veprimet juridike të kryera nga organet e personit juridik, brenda kompetencave të tyre, quhen si të kryera nga vetë personi juridik.