strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Shpërndarja

  • Neni 52
  • (riformuluar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 10)

    Shpërndarja e shoqatës bëhet:
    a) me vendim të mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve të saj;
    b) kur numri i anëtarëve është nën numrin minimal të caktuar në këtë Kod ose në statut;
    c) kur qëllimi i shoqatës është përmbushur ose nuk mund të përmbushet më;
    ç) kur vërtetohet se shoqata ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme;
    d) në raste të tjera të parashikuara nga ligji.

    Gjykata, në rastet e parashikuara në ligj, mund të vendosë shpërndarjen e shoqatës, me kërkesë të çdo anëtari të shoqatës, të organeve vendimmarrëse të saj, si dhe të organeve kompetente shtetërore.

  • Neni 53
  • (Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 11)

    Kur vendoset shpërndarja e shoqatës, ajo vihet në likuidim dhe çregjistrohet sipas rregullave të parashikuara në ligj.

  • Neni 53/1
  • (Shtuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 12)

    Gjykata, pasi të ketë marrë mendimin e subjektit që ka kërkuar shpërndarjen e shoqatës, vendos për destinimin e pasurisë që mbetet pas shpërndarjes së saj, në përputhje me rregullat e parashikuara në statut, si dhe duke pasur parasysh destinacionin e tyre dhe qëllimin themelor për të cilin është themeluar shoqata.