strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Përfaqësimi me prokurë

  • Neni 70
  • Prokura është dokumenti në të cilin i përfaqësuari, me vullnetin e tij të lirë ka përcaktuar karakterin dhe vëllimin e tagreve që i ka dhënë përfaqësuesit.

  • Neni 71
  • Prokura është e përgjithshme kur i përfaqësuari i ka dhënë përfaqësuesit tagre për të kryer veprime juridike të shumëllojshme, të cilat kanë të bëjnë me një tërësi të drejtash të të përfaqësuarit, përveç atyre që i ka përjashtuar shprehimisht.
    Prokura është e posaçme kur i përfaqësuari i ka dhënë përfaqësuesit tagrin për të kryer një ose disa veprime juridike të caktuara, që karakterizohen nga një qëllim i përbashkët.

  • Neni 72
  • Prokura bëhet gjithmonë me shkresë.
    Çdo prokurë për të lidhur një kontratë, e cila sipas ligjit mund të bëhet vetëm me akt noterial, duhet të përpilohet në këtë formë, përndryshe është e pavlefshme. Edhe prokura për kryerjen e veprimeve para gjykatave dhe institucioneve të tjera shtetërore, duhet të bëhet me akt noterial, përveç kur me dispozita ligjore lejohet që ajo të bëhet me shkresë të thjeshtë.
    Prokura në emër të personave juridikë publikë e privatë mud të bëhet edhe vetëm me nënshkrimin e drejtuesit të tij dhe me vulën përkatëse, përveç kur ligji kërkon që veprimi juridik të kryhet me akt noterial.

  • Neni 73
  • Prokura për të tërhequr dërgesa postare ose para nga zyrat postare 33 apo nga bankat deri në një shumë të caktuar prej tyre, prokura për të terhequr paga dhe shpërblime të tjera që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, si dhe prokura për të tërhequr pensione, ndihma e bursa, mund të vërtetohen edhe nga:
    a) administratori i lagjes së qytetit ose kryeplaku i fshatit;
    b) drejtuesi i personit juridik apo i degës së tij, ku i përfaqësuari është në marrëdhënie pune ose ndjek shkollën;
    c) drejtuesi i institucionit shëndetësor ku i përfaqësuari është shtruar për mjekim;
    ç) komanda e repartit ushtarak ku shërben i përfaqësuari;
    d) drejtuesi i institucionit ku i përfaqësuari mbahet i arrestuar ose vuan dënimin me heqje të lirisë.

  • Neni 74
  • Ndryshimet në prokurë duhet t’u bëhen të njohura të tretëve me mjete të përshtatshme. Në mungesë të njoftimeve të tilla, këto ndryshime nuk mund t’u kundrejtohen të tretëve, përveç kur provohet që këta i dinin ndryshimet në prokurë në kohën kur është kryer veprimi juridik.

  • Neni 75
  • I përfaqësuari mund të shfuqizojë prokurën dhe përfaqësuesi të heqë dorë prej saj në çdo kohë. Çdo marrëveshje e kundërt është e pavlefshme.