Format e veprimit juridik

  • Neni 80
  • Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit.
    Shkresa mund të jetë e thjeshtë ose akt noterial.

  • Neni 81
  • Veprimi juridik me shkresë duhet të nënshkruhet nga personi që e kryen atë.

  • Neni 82
  • Personi që nuk di, ose që për shkak sëmundje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, ngarkon një person tjetër për këtë qëllim.
    Nënshkrimi i këtij personi duhet të vërtetohet nga noteri, duke u treguar shkaku për të cilin personi që ka kryer veprimin juridik nuk ka mundur ta nënshkruajë vetë.
    Për veprimet që kryhen në bankat dhe në institucionet e tjera të kreditit, në zyrat postare apo doganore, nënshkrimi i këtij personi vërtetohet nga një nëpunës i autorizuar i këtyre nstitucioneve.

  • Neni 83
  • Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të të drejtave reale mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm.
    Është i pavlefshëm veprimi juridik që nuk është bërë në formën e kërkuar shprehimisht nga ligji. Në rastet e tjera veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund të provohet me dëshmitarë.