strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Llogaritja e afateve të veprimeve juridike

  • Neni 91
  • Kur afati është caktuar me ditë, nuk llogaritet dita në të cilën takon ngjarja ose koha nga e cila ai duhet të fillojë.
    Afati që është caktuar në javë, në muaj ose në vite, mbaron, me kalimin e asaj dite të javës së fundit ose të muajit të fundit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ai ka filluar. Kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit, afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji.
    Kur dita e fundit e një afati bie në ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit.