Neni 79 - Përkufizimi i veprimit juridik

Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile.
Veprimi juridik mund të jetë i njëanshëm ose i dyanshëm.