strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - PREKLUZIVITETI (Dekadenca)

  • Neni 137
  • Kur një e drejtë duhet të ushtrohet brenda një afati prekluziv, nuk zbatohen dispozitat që rregullojnë ndërprerjen e parashkrimit.
    Gjthashtu, nuk zbatohen shkaqet pezulluese, përveç rasteve përjashtimore, kur vetë ligji lejon pezullimin e afatit prekluziv.

  • Neni 138
  • Është e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën janë caktuar afate prekluzive, që e bëjnë tejet të vështirë për njërën nga palët ushtrimin e së drejtës përkatëse.

  • Neni 139
  • Palët nuk mund të ndryshojnë urdhërimet ligjore që rregullojnë prekluzivitetin, dhe as mund të heqin dorë nga afati prekluziv i plotësuar kur ky afat është caktuar me dispozita ligjore të veçanta.

  • Neni 140
  • Afati prekluziv i plotësuar merret parasysh nga gjykata ose arbitrazhi kompetent me nismën e vet, edhe pa u kërkuar nga pala e interesuar.