TITULLI I - SENDET

  • Neni 141 - Kuptimi juridik i sendit
  • Send është çdo gjë që mund të përbëjë objekt pronësie ose i të drejtës tjetër reale.

  • Neni 144 - Regjistrimi i sendeve
  • Sendet e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
    Regjistrohen edhe ato sende të luajtshme, për të cilat kërkohet shprehimisht nga ligji.

  • Neni 145 - Frutat e sendit
  • Frutat natyrore të një sendi janë produktet që nxirren prej tij.
    Derisa nuk janë ndarë nga sendi, ato janë pjesë përbërëse e tij.
    Frutat civile nxirren nga sendet si rrjedhojë e gëzimit të të drejtave që kanë personat mbi to.
    Frutat civile fitohen në bazë të kohëzgjatjes së të drejtave dhe kur këto janë bërë të kërkueshme.

  • Neni 146 - Pjesët përbërëse të sendit
  • Është pjesë përbërëse e një sendi çdo gjë që është bashkuar me të dhe nuk mund të ndahet prej tij pa iu shkaktuar një dëm thelbësor.