Llojet e sendeve

  • Neni 142
  • Sendet janë të luajtshme dhe të paluajtshme.
    Janë sende të paluajtshme toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët, ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën.
    Të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore, janë sende të luajtshme.

  • Neni 143
  • Dispozitat që kanë të bëjnë me sendet e paluajtshme zbatohen edhe për të drejtat reale që kanë si objekt sende të paluajtshme, si dhe për paditë përkatëse, përveç kur parashikohet ndryshe me ligj.
    Dispozitat që kanë të bëjnë me sendet e luajtshme zbatohen për të gjitha të drejtat e tjera.