Sendet aksesore

  • Neni 147
  • Aksesorë janë ato sende të luajtshme që janë destinuar për t’i shërbyer në mënyrë të vazhdueshme një sendi kryesor ose për ta zbukuruar atë.
    Ky destinim bëhet nga pronari i sendit kryesor ose nga personi që ka një të drejtë reale mbi atë.

  • Neni 148
  • Çdo disponim i sendit kryesor përfshin edhe aksesorët e tij, përveç kur është parashikuar ndryshe.
    Aksesorët mund të jenë edhe objekt i një disponimi të veçantë.
    Aksesori nuk e humbet këtë cilësi të tij në rastet kur është ndarë përkohësisht nga sendi kryesor.