Neni 151 - Pronësia mbi frutat e sendit

Pronarit të sendit i takojnë frutat natyrore që prodhon sendi, përveç kur pronësia e tyre u është kaluar të tjerëve. Në këtë rast pronësia fitohet pasi frutat të jenë ndarë nga sendi.
Personi që merr frutat duhet që brenda vleftës së tyre të shpërblejë shpenzimet e bëra për prodhimin dhe vjeljen e tyre.