Neni 171 - Pezullimi e ndërprerja e parashkrimit fitues

Dispozitat për pezullimin dhe ndërprerjen e parashkrimit të padisë zbatohen edhe për parashkrimin fitues.
Parashkrimi fitues ndërpritet me humbjen e posedimit. Nuk quhet ndërprerje kur poseduesi hyn përsëri në posedimin brenda gjashtë muajve ose edhe më vonë me anë padie të ngritur brenda gjashtë muajve.