Neni 191 - Humbja e pronësisë

Pronësia humbet kur fitohet nga një tjetër ose kur hiqet dorë prej saj.
Heqja dorë nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri, është e vlefshme kur bëhet me akt noterial e regjistrohet.