Tokat e krijuara në shtratet e lumenjve

  • Neni 180
  • Ishujt dhe mbushjet me dhe që krijohen në shtratet e lumenjve janë pronë publike.

  • Neni 181
  • Kur një lum ose përrua ndërron shtrat duke e lënë të vjetrin, toka që lirohet është në pronësi të pronarëve kufitarë të dy anëve (buzëve) të lumit apo të përroit, të cilët e ndajnë atë deri në mesin e shtratit të lënë sipas gjatësisë së tij.