Detyrimet e bashkëpronarit

  • Neni 201
  • Çdo bashkëpronar është i detyruar që në përpjestim me pjesën e vet, të paguajë shpenzimet e nevojshme për ruajtjen dhe gëzimin e sendit të përbashkët.

  • Neni 202
  • Kur sendin e përbashkët e përdorin për vete një ose disa bashkëpronarë, këta detyrohen t’u paguajnë bashkëpronarëve të tjerë shpërblimin për përdorimin e pjesëve të tyre nga dita kur u është njoftuar me shkrim kërkesa e këtij shpërblimi ose nga data e paraqitjes së padisë në gjykatën kompetente.