Neni 199 - Përkufizimi dhe përmbajtja

Ka bashkëpronësi kur një ose disa sende dhe të drejta të tjera reale u përkasin bashkërisht dy ose më shumë personave.
Pjesët e bashkëpronarëve janë të barabarta, gjersa nuk vërtetohet e kundërta. Të drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve caktohen në përpjestim me pjesët përkatëse.