Neni 254 - Pagimi i taksave dhe i detyrimeve të tjera

Tatimet, taksat, shpëblimet, rentat tokësore dhe detyrimet e tjera vjetore që kanë lidhje me të ardhurat gjatë uzufruktit janë në ngarkim të uzufruktarit.
Tatimet, taksat e detyrimet e tjera në ngarkim të pronës gjatë uzufruktit, janë në ngarkim të pronarit.