KREU I - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 261
  • Servituti është barra që i ngarkohet një prone, për përdorimin dhe dobinë e një prone të një pronari tjetër.

  • Neni 262
  • Servituti vendoset me ligj ose me vullnetin e njeriut.

  • Neni 263
  • Pronari i pronës shërbyese nuk është i detyruar të kryejë ndonjë veprim për të bërë të mundur ushtrimin e servitutit, përveç kur në ligj ose nga titulli, parashikohet ndryshe.

  • Neni 264
  • Pronari, në favor të të cilit është vënë servituti, detyrohet t’i shpërblejë pronarit të pronës shërbyese dëmin që i shkaktohet nga krijimi i servitutit.