strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - SERVITUTET DETYRUESE

  • Neni 265
  • Pronari i një prone që, në bazë të ligjit, ka të drejtë të kërkojë nga pronari i një prone tjetër krijimin e një servituti, në mungesë të një marrëveshjeje, mund t’i drejtohet gjykatës.
    Servituti detyrues mund të krijohet edhe me akt të organit shtetëror, në rastet e parashikuara me ligj.
    Vendimi duhet të përcaktojë rregullat e ushtrimit të servitutit dhe shpërblimin e dëmit përkatës.

  • Neni 272 - Servitutet që rrjedhin nga ndërtimet
  • Rregullat për ndërtimin e banesave e të ndërtimeve të tjera, largësia ndërmjet tyre, marrja e dritës dhe e pamjes, nxjerrja e ballkoneve e ndërtime të tjera të kësaj natyre, rregullohen me ligj të veçantë duke respektuar të drejtat e pronarit të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

  • Neni 280 - Servituti për vendosjen e gypave, kabllove e telave
  • Pronari duhet të lejojë persona të tjerë që të ndërtojnë në pronën e tij të paluajtshme kanale ose të vendosin gypa për kalimin e ujit ose të gazit, si dhe kabllo e tela telegrafikë ose elektrikë dhe instalime të tjera të kësaj natyre, por vetëm kur këto vepra nuk kanë mundësi të kryhen ndryshe ose pa u bërë shpenzime të mëdha. Pronari, kur i shkaktohet dëm, ka të drejtë të shpërblehet.