strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Neni 280 - Servituti për vendosjen e gypave, kabllove e telave

Pronari duhet të lejojë persona të tjerë që të ndërtojnë në pronën e tij të paluajtshme kanale ose të vendosin gypa për kalimin e ujit ose të gazit, si dhe kabllo e tela telegrafikë ose elektrikë dhe instalime të tjera të kësaj natyre, por vetëm kur këto vepra nuk kanë mundësi të kryhen ndryshe ose pa u bërë shpenzime të mëdha. Pronari, kur i shkaktohet dëm, ka të drejtë të shpërblehet.