strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - SERVITUTET VULLNETARE

  • Neni 281
  • Pronari mund të krijojë mbi pronat e veta ose në dobi të tyre, çdo lloj servituti, me kusht që të mos jetë në kundërshtim me rendin juridik.
    Servitutet vullnetare krijohen me kontratë ose me testament.

  • Neni 282
  • Servitutet janë vijuese kur ushtrimi i tyre bëhet pa qenë nevoja për veprime të herëpasherëshme të njeriut, siç janë vijat e ujit, pikat e strehëve e të tjera të kësaj natyre.
    Servitutet janë jo vijuese, kur në ushtrimin e tyre kërkohet kryerja e veprimeve të tashme të njeriut, siç janë e drejta për të marrë ujë, për kullotjen e bagëtive e të tjera të kësaj natyre.
    Servitutet mund të jenë të dukshme e të padukshme.
    Të padukshme janë servitutet për të cilat nuk nevojiten punime të dukshme ose të përhershme, që janë të nevojshme për ushtrimin e tyre.

  • Neni 283
  • Servitutet vijuese e të dukshme krijohen me titull ose me parashkrimin dhjetë vjeçar. Servitutet vijuese të padukshme dhe servitutet jo vijuese, të dukshme ose jo, nuk mund të krijohen veçse me titull.

  • Neni 284
  • Kur dy prona pushojnë së qëni në pronësinë e një personi, servituti konsiderohet se ekziston në mënyrë aktive apo pasive në dobi ose kundër secilës nga pronat e veçuara, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.