strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU V - SHUARJA E SERVITUTEVE

  • Neni 293
  • Servitutet shuhen:
    a) Kur në një person të vetëm bashkohet pronësia e pronës mbizotëruese me atë të pronës shërbyese.

    b) Kur nuk përdoret për më shumë se dhjetë vjet.
    Afati i parashkrimit për servitutet jo vijuese fillon të ecë nga dita kur servituti ka pushuar së përdoruri, ndërsa për servitutet vijuese nga dita kur është kryer një vepër ose është vërtetuar një fakt që pengon ushtrimin e servitutit. Për efekt të shuarjes së servitutit, llogaritet edhe koha që ai është ushtruar nga titullari i mëparshëm.

    c) Kur sendet dëmtohen ose konsumohen deri në një shkallë sa nuk mund të përdoren për qëllimin e tyre.

    Rikthimi në një gjendje që mund të përdoren sjell si rrjedhim edhe rivendosjen e servituteve, përveç kur kjo e drejtë është parashkruar.

  • Neni 294
  • Kur prona mbizotëruese është në bashkëpronësi, përdorimi i servitutit nga njëri prej bashkëpronarëve, ndërpret parashkrimin edhe ndaj bashkëpronarëve të tjerë.

  • Neni 295
  • Pezullimi ose ndërprerja e parashkrimit në favor të njërit nga bashkëpronarët, ka efekt edhe në favor të të tjerëve.