strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI VII - MBROJTJA E PRONËSISË

  • Neni 296 - Padia për kërkimin e sendit
  • Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.

  • Neni 302 - Padia mohuese
  • Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

  • Neni 303 - Kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm
  • Pronari, personi që gëzon një të drejtë tjetër reale ose poseduesi, të cilët kanë arsye të shqetësohen se nga një punim i ri i filluar prej të tjerëve në tokën e tyre ose të tjetërkujt, mund t’i vijë dëm sendit në pronësi ose në posedimin e tij, mund t’i drejtohet gjykatës me kusht që ky punim të mos ketë përfunduar ose të mos ketë kaluar një vit nga fillimi i tij.
    Gjykata sipas rastit vendos ndalimin e punimit, shëmbjen ose pakësimin e tij dhe kur është rasti edhe shpërblimin e dëmit ose rrëzon padinë duke urdhëruar shpërblimin e dëmit kur rezulton se punimi ka qënë ndaluar padrejtësisht.