strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

E drejta e poseduesit për shpenzimet

  • Neni 299
  • Poseduesi me mirëbesim ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve të nevojshme që kanë bërë për sendin dhe shpenzimet e dobishme, në masën që këto i kanë shtuar vleftën, në qoftë se kjo vazhdon të jetë në kohën e kthimit të sendit.
    Poseduesi me mirëbesim ka të drejtë të zbresë nga të ardhurat e sendit, shpenzimet që i njihen sipas kësaj dispozite. Ai ka të drejtë të mbajë sendin, gjersa t’i paguhen shpenzimet e nevojshme të dobishme.

  • Neni 300
  • Poseduesi me keqbesim ka të drejtë të kërkojë vetëm pagimin e shpenzimeve të nevojshme që ka bërë për sendin.

  • Neni 301
  • Poseduesi me mirëbesim dhe ai me keqbesim, përveç shpenzimeve që u njihen sipas neneve të këtij Kodi, nuk kanë të drejtë të kërkojnë pagimin e shpenzimeve të tjera të bëra për sendin, por vetëm kanë të drejtë të heqin nga sendi atë që kanë bashkuar dhe që mund të ndahet pa dëm, përveç kur pronari pranon të paguajë vleftën e tyre.