strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - MBROJTJA E POSEDIMIT DHE E MBAJTJES

  • Neni 312 - Pushimi i cenimit të posedimit
  • Personi, që cenohet në posedimin e një sendi, mund të kërkojë brenda gjashtë muajve, pushimin e cenimit të posedimit dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen.
    Kur posedimi është fituar me dhunë ose fshehurazi, padia mund të ngrihet brenda gjashtë muajve nga dita kur dhuna ose fshehtësia kanë pushuar.
    Pushimi i cenimit të posedimit nuk mund të kërkohet nga personi që ka fituar posedimin me dhunë ose fshehurazi.