Rivendosja në posedim

  • Neni 313
  • Poseduesi, që në mënyrë të paligjshme është zhveshur nga posedimi, ka të drejtë të kërkojë brenda gjashtë muajve, rivendosjen e tij në posedim.
    Këtë të drejtë nuk e ka poseduesi që ka marrë posedimin me dhunë ose fshehurazi. Kur zhveshja është e fshehtë, afati për të kërkuar rivendosjen e posedimit fillon nga dita e zbulimit të zhveshjes.

  • Neni 314
  • Rivendosja mund të kërkohet edhe kundër atij që e ka fituar posedimin nëpërmjet një titulli, por që ka patur dijeni për zhveshjen e ndodhur.

  • Neni 315
  • Gjatë gjykimit të padisë për pushimin e cenimit ose rivendosjen në posedim, i padituri nuk mund të pretendojë se është vetë pronar ose ka një të drejtë më të fortë se ajo e poseduesit.