strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Pagimi i detyrimeve

  • Neni 341
  • Trashëgimtarët përgjigjen për detyrimet që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore në përpjesëtim me pjesët e tyre, gjer në vleftën e pasurisë trashëgimore që kanë marrë.
    Quhen detyrime që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore, ato të trashëgimlënësit, shpenzimet e varrimit të tij dhe shpenzimet që nevojiten për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë trashgimore, deri sa ajo t’u kalojë trashëgimtarëve përkatës.

  • Neni 342
  • Kur në një trashëgim, një ose disa prona të paluajtshme janë të rënduara me hipotekë, secili trashëgimtar ka të drejtë të kërkojë që këto prona të lirohen nga hipoteka para se të bëhet formimi i pjesëve trashëgimore.
    Megjithëkëtë, trashëgimtari që e ka shlyer detyrimin që rrjedh nga hipoteka e vënë mbi një send të paluajtshëm në pjesën trashëgimore të tij, ka të drejtën e kthimit ndaj trashëgimtarëve të tjerë, në proporcion me pjesët e tyre.