strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Pjesëtimi i trashëgimit

  • Neni 353
  • Cilido nga bashkëtrashëgimtarët ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë pjesëtimin e pasurisë trashëgimore edhe sikur trashëgimlënësi të ketë urdhëruar ndryshe.

  • Neni 354
  • Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore mund të bëhet me marrëveshje të vetë trashëgimtarëve dhe, kur këta nuk merren vesh, nga gjykata kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga trashëgimia.

  • Neni 355
  • Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet sipas rregullave të parashikuara në nenin 207 të këtij Kodi dhe në dispozitat e tjera të këtij kreu.

  • Neni 356
  • Në formimin e pjesëve takuese duhet që, sa të jetë e mundur, në secilën prej tyre të bëjnë pjesë nga po ajo sasi sendesh të luajtshme ose të paluajtshme, të drejtash reale ose kredish, që kanë natyrë e vleftë të njëjtë.

  • Neni 357
  • Kur kreditorët kanë vënë sekuestro mbi sendet e luajtshme të pasurisë trashëgimore, ose kanë kundërshtuar pjesëtimin sipas nenit 206 të këtij Kodi, ose shumica e bashkëtrashëgimtarëve e shohin të nevojshme pagimin e detyrimeve që rëndojnë mbi trashëgimin, sendet e luajtshme shiten në ankand.

  • Neni 358
  • Bashkëshorti i trashëgimlënësit ka të drejtë të kërkojë pjesën që i takon në pasurinë e përbashkët të fituar me punë nga bashkëshortët gjatë martesës.
    Bashkëtrashëgimtarët, që me punën ose të ardhurat e tyre kanë ndihmuar në shtimin e pasurisë së lënë në trashëgim, kanë të drejtë të kërkojnë pjesën e tyre në pasurinë e sipërme të shtuar, sipas kontributit të dhënë.

  • Neni 359
  • Pjesa e anëtarit që vdes në pasurinë e familjes bujqësore u kalon trashëgimtarëve të tij, pavarësisht nga anëtarësia e tyre në ekonominë bujqësore.
    Kur vdes anëtari i fundit i ekonomisë bujqësore, pasuria u kalon trashëgimtarëve të tij sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.