strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Zotësia për të trashëguar

  • Neni 320
  • Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë.
    Prezumohet se ka qënë zënë në kohën e çeljes së trashëgimisë, ai që ka lindur brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit.

  • Neni 321
  • Kur dy ose më shumë persona thirren për të trashëguar njëri tjetrin dhe nuk vërtetohet se cili prej tyre ka vdekur më parë, prezumohet se të gjithë kanë vdekur në të njëjtën kohë dhe nuk kalon ndonjë e drejtë nga njëri tek tjetri.