Neni 371 - Trashëgimtari i paaftë për punë

Trashëgimtarë të paaftë për punë janë ata që në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç, ose 18 vjeç kur vazhdojnë mësimet, burrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç si dhe, pavarësisht nga mosha, ata që janë invalidë të grupit të parë dhe të grupit të dytë.