Testamente të posaçme

  • Neni 398
  • (Shfuqizuar fjalët “ose sekretari” me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 25)

    Në vendet ku nuk ka noter, testamenti mund të vërtetohet nga kryetari i bashkisë ose i komunës.

  • Neni 399
  • Testamenti i një personi që ndodhet në shërbim ushtarak, mund të vërtetohet nga komandanti i njësisë ushtarake në të cilën ai bën pjesë dhe kur është shtruar në spital për mjekim nga drejtori i spitalit.

  • Neni 400
  • Testamenti i një personi që ndodhet në një anije shqiptare në lundrim ose që ka qëndruar në një liman të huaj, mund të vërtetohet nga kapiteni i anijes.

  • Neni 401
  • Disponimi me testament i bërë me kusht pezullues, mbetet pa efekt kur personi në favor të cilit është bërë, vdes para trashëgimlënësit.