Testamenti ollograf

  • Neni 393
  • Testamenti ollograf shkruhet tërësisht me dorën e testatorit duke vënë datën dhe nënshkrimin e vet.
    Data e testamentit duhet të tregojë ditën, muajin dhe vitin.
    Nënshkrimi vihet në fund të disponimeve.

  • Neni 394
  • Personi që nuk është i zoti të lexojë dorëshkrimin e vet nuk mund të bëjë testament ollograf.

  • Neni 395
  • Personat që nuk dëgjojnë (shurdhë) ose që nuk dëgjojnë e nuk flasin (shurdhëmemecë), mund të disponojnë me testament ollograf ose me testament të marrë nga noteri, sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”.

  • Neni 396
  • Testamenti ollograf mund të depozitohet tek noteri për ruajtje sipas dispozitave për depozitimin e dokumenteve në noteri.