KREU I - KUPTIMI DHE LINDJA E DETYRIMEVE

  • Neni 419 - Kuptimi i detyrimit
  • Detyrimi është një marrëdhënie juridike me anën e së cilës një person (debitori) detyrohet të japë diçka ose të kryejë apo të mos kryejë një veprim të caktuar në dobi të një personi tjetër (kreditori), i cili ka, gjithashtu, të drejtë të kërkojë t’i jepet diçka, ose të kryhet apo të mos kryhet veprimi.

  • Neni 420 - Lindja e detyrimeve
  • Detyrimet lindin nga kontratat ose nga ligji.

  • Neni 421 - Natyra ekonomike e detyrimit
  • Objekt i detyrimit duhet të ketë një vlerësim ekonomik dhe t’i përgjigjet interesave qoftë dhe jopasurore të kreditorit.

  • Neni 422 - Korrektesa e pjesëmarrësve në detyrim
  • Kreditori dhe debitori duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me korrektesë, me paanësi dhe sipas kërkesave të arsyes.